Në Madrid, tifozët, opinioni janë të paqartë për të ardhmen e dy ikonave të klubit, Carlo Ancelotti dhe Luka Modric. Tekniku italian vijon të përndiqet nga Brazili, ndërsa mesfushorit kroat i përfundon kontrata në fund të këtij sezoni.

Përpara finales së Kupës së Mbretit, Ancelotti përsëriti edhe një herë dëshirën e tij për të respektuar kontratën me klubin spanjoll:

Carlo Ancelotti
Carlo Ancelotti

“E ardhmja ime është e qartë, kam një kontratë që skadon më 30 qershor 2024, jo nesër”, u shpreh Ancelotti.

Modric
Modric

Në Madrid pritet të qëndrojë për të paktën edhe një viti Luka Modric. Sipas mediave spanjolle, Modric do të rinovoj kontratën deri në 2024.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb