Real Madrid do të luajë ndaj Atletico Madrid të enjten, ndeshjen e Copa del Rey. Para kësaj sfide,  trajneri i Los Blancos, Ancelotti, i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Derbi i Kupës: “Si të gjithë derbit, duhet të përgatitet në një mënyrë të veçantë. Ne u kthyem në shtëpi pas dy muajsh. Loja po përmirësohet, ndeshja e fundit ishte shumë e mirë (fitore ndaj Valladolidit) dhe do të jetë argëtuese edhe në derbi.”

Momenti për të zëvendësuar Kroos dhe Modric? “Ata janë profesionistë dhe e kuptojnë shumë mirë se çfarë do të thotë ky klub. E dinë cilësinë e kësaj skuadre. Folëm për këtë çështje në fillim i sezonit, është një moment tranzicioni dhe të gjithë duhet ta kuptojnë. Si të rinjtë ashtu edhe veteranët. Ky mirëkuptim dhe durim i veteranëve ishte jetik edhe sezonin e kaluar.”

Objektivi ndaj Atléticos: “Ne mendojmë se kemi mundësinë për të arritur në gjysmëfinale. Ne kemi parasysh forcën e rivalit. Është një ndeshje e veçantë dhe argëtuese, sepse Atlético po përmirësohet” – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: