TIRANE – Gazetari Andi Bejtja mendon se protesta tek liqeni është e ligjshme, pasi kundërshton një akt të paligjshëm.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në “News24”, Bejtja tha se përfshirja e Partisë Demokratike në protestë është e vonuar, pasi një forcë politike duhet të jetë në shërbim të qytetarëve dhe të mbrojë të drejtat e tyre.

“Të gjithë jemi tashmë në dijeni, që pavarësisht një teorie se duhet park apo nuk duhet park, kemi një fakt të kryer që këtij ndërtimi nuk i është dhënë leja mjedisore. Ky është një fakt i pamohueshëm. Prandaj kjo është gjithë pasqyra ku duket antishteti. Që këtu gjithçka rrëzohet dhe çdo protestë kundër një akti të paligjshëm është i ligjshëm. Këto janë rregullat numër një në demokraci, prandaj nëse akti është i paligjshëm, çdo protestë justifikohet. Unë them që përveç kësaj kemi parë dhe mënyrën si u procedua. E gjitha nisi me një mungesë transparente. Nisi pa leje, u mundua të kamuflohej. Nuk kemi leje për një nga objektet ku është mushkëria e Tiranës. Kur antishteti tenton të bëhet shtet, do ndodhin situata të tilla, ku policia pretendon se ka të drejtë, kreu i bashkisë fillon të kthehet në kryetar i policisë bashkiake. Përsa i përket asaj se përse mori pjesë PD, unë mendoj se PD është vonuar, duhet të kishte dalë më parë, një forcë politike duhet të jetë në shërbim të qytetarëve.”- deklaroi Bejtja.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: