TIRANE- Analisti Andi Bejtja e ka kritikuar fjalimin e kreut të PS, Edi Rama në Kongresin e PS. Ai shprehet skeptik për deklaratat e Ramës mbi larjen e borxheve duke shkruar se: “Sot u bëra përfundimisht me Edi Ramën madje u emocionova… Dëgjova kryeministrin të thotë morëm 1.6 miliardë euro borxh dhe shlyem 2.2 miliardë… UE UE UE… Kërkoj falje.

I kam rënë kot në qafë. Jo i ke piketat ekonomike gabim, jo ashtu, jo kështu. Ky paska larë dhe borxhet që i kishte Enveri Jugosllavisë… Më fal vëlla. Poshtë media shqiptare, rroftë Partia Socialiste…

Uh se harrova dhe një ministër tha se jemi vendi i dytë në 2015 për thithjen e investimeve të huaja 950 milionë euro. Nqs fusin këtu dhe koncesionet kërkoj falje. Po dy fjalë medias shqiptare meqë tani jam ‘free Lance’: Kërkoni listën e ish-borxhlinjve që morën 2.2 miliardë dhe listën e investimeve të huaja që mbushin 950 milionë euro… Ndryshe ça t’ju ketë pragu shpIsë që ditën e shtunë talleni kaq keq me shqiptarët”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: