Analisti Andi Bushati i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24 komentoi situatën politike jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera të Ballkanit.

Sipas tij, në një kohë me Shqipërinë po protestohet në Serbi dhe në Mal të Zi. Bushati thotë se protestat në të treja këto shtete kanë një të përbashkët, janë kundër regjimeve me tendencë totalitare.

“Me sa duket në të gjitha këto vende përdoret e njëjta gjuhë e drunjtë nga politika. Ajo që shohim në Ballkan është se të treja prtoestat e nisura në Mal të Zi, Serbi dhe Shqipëri kanë një pikë të vetme të përbashkët: kundër regjimeve totalitare. Gjykanoviç sado që një lider proeuropian ka 30 vite në pushtet, Edi Rama 21 vite po ti fusim edhe bashkinë. Vuçiç ka qënë ministër që në kohën e Millosheviçit. Ndërkohë që flasim për gjenerata të reja ne kemi politikanë të ngjizuar dhe të mbrojtur me mentalitetin e viteve 2000”,- tha ai.

Megjithatë, Bushati thotë se ndryshe nga dy vendet e tjera të Ballkanit, opozita shqiptare ka hedhur një hap para.

“Ndryshe nga dy të tjerët, opozita shqiptare ka hedhur një hap para, djegien e mandateve. Nëse presim një zgjidhje nga ndërkombëtarët mirë është që ata të kthejnë sytë nga Ballkani. Ana e keqe do ishte nëse ata do ta shohin me sy burokratik dhe të thonë se po na krijohet një precedent që hajde ta zgjidhim me këtë Ballkan që shpeshherë ka hapur edhe luftëra botërore. Këtu do të vinin stabilitetin mbi demokracinë”, shtoi Bushati.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb