TIRANE- I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, analisti Andi Bushati komentoi vendimin e sotëm të mazhornacës për të miratuar amendimet në ligjin që i hap rrugë prishjes së Teatrit Kombëtar. Bushati tha se votimi i sotëm i vuri vulën grabitjes.

“Votimi i sotëm është vënia e vulës për një grabitje”- tha Bushati.

Ndër të tjera analisti u shpreh se opozita duhet të bojkotojë totalisht sistemin dhe jo vetëm djegien e mandatave të deputetit.

“Pse opozita duhet të qëndroje në atë parlament dhe të bëhet pjesë e këtij sistemi,  ku Rama po e përdor sistemin si letër higjienike për t’i shërbyer ligjit “Fusha”. Nuk po përfillet as populli dhe as presidenti për këtë çështje. Ligji tregoi që këtu kemi të bëjmë me një vjedhje. Pra rolin për të treguar se këta njerëz janë për të vjedhur opozita e ka bërë. Opozita duhet të bojkotojë totalisht sistemin dhe jo vetëm djegien e mandateve”- tha Bushati.

Më tej analisti ka komentuar qëndrimin e publikut të gjerë për çështjen e Teatrit. Ai tha se çështja nuk është shndërruar në një kauzë me mbështetje të gjerë, për tre arsye kryesore.

“Duke u munduar të jem objektiv dhe duke ep arë nga larg atë që ka ndodhur me protestën për teatrit, duhet thënë se akuza e mbrojtjes se teatrit, dhe kauza e mbrojtjes kundër hajdutëve nuk ka patur shumë impakt publik. Kjo për tre arsye. Kjo për faktin se shteti mund të përdorë mjete shantazhi për të blerë apo diskredituar, aktorë apo personazhe të tjera. Kjo ka sjellë përçarjen. Së dyti gjithë propaganda ka qenë në funksion të politikave qeveritare. Qëllimi ishte të përçaheshin aktorët. Së treti edhe oshilacionet e opozitës, dhe mosbesimi i një pjese të publikut te ajo, ka bërë që kjo çështje të mos ketë impakt publik”- u shpreh Bushati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: