Deputeti i opozitës së re, Andi Përmeti i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka thënë se aps djegies së mandateve nuk e ka sulmuar Lulzim Bashës, por e pranoi mandatin sepse besonte se djegia e tyre isthe gabim.

Përmeti thotë se ndryshimin e pret vetëm nga opozita, pasi Ramën e ka pasur gjithmonë kundërshtar dhe nuk pret gjë nga ai.

Deputeti thotë se kritikon opozitën për gabimet pasi prej saj pret ndryshimin.

”Kam qenë kundër djegies së mandateve. Kam mundur të bëj opozitë, sa kam mundur, kam bërë nterpelanca. Jam përpjekur ta bëj me moral. Nuk i kam rënë kurrë Lulzim Bashës. Halli im ka qenë që pas 2017 Basha është barazuar me Ramën. Unë personalisht kam qenë kundërshtar i Ramës, nuk pres ndryshimin. Reagimin e pres nga opozita. Opozitën e pres nga ndryshimi.”- tha Përmeti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb