Deputeti i opozitës parlamentare, Andi Përmeti sqaron se nisma për uljen e pragut zgjedhor është për prag kombëtar në 2%.  Ai thotë se duhet të përcaktohet mirë ndarja e mandateve pasi nëse nuk ndodh diçka e tillë atëhere s’ka më vlerë pragu nëse ulet apo shkon deri në 30%.

Përmeti shton se tek kjo nismë më e rëndësishmja është mënyra se si do të ndahen mandatet dhe jo pragu apo përqindja.

”Nuk është më e rëndësishme pragu dhe përqindja se sa ndarja e mandateve. Duhet të bëhet shumë mirë lidhja dhe të përcaktohet. Nëse unë arrij të fitoj 15% të pragut në Fier dhe nuk arrij pragun kombëtar 4% atëhere çfarë rëndësie ka, bëje atëhere 15%, 30% çfarë vlere ka.

Ne kemi bërë një nismë për pragun kombëtar. Nuk mund ta ndash pragun kombëtar nga ndarja e mandateve. Propozimi im është shumë i qartë.”- tha Përmeti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb