Analisti Ben Andoni, i ftuar në emisionin Programi i drekës në News 24 komentoi Primaret në Partinë Demokratike.
Andoni theksoi se Primaret janë të shëndosha për demokracinë e brendshme. Ai shtoi se kryetaro-kroacia është problem më vete.
Ben Andoni: Primaret janë të shëndosha për demokracinë e brendshme të partisë. Unë dua që PD të ketë gjak të ri. Dua që PD të përfaqësoj një të djathtë ndryshe. E djathta pas 1990 nuk po gjen akoma veten. Të rinjtë mund të sjellin të djathtën që duam.
Gjithë Europa po shkon drejt së djathtës. Ekzistojnë konjekturat e kryetarëve. Kryetaro-kracia në Shqipëri është problem më vete. Në Shqipëri, individi duhet të jetë më i fortë nga se është, pasi është i varfër.
(Balkanweb)