Shqipëria do të luajë nesër sfidën e fundit kualifikuese të Kupës së Botës ndaj Andorrës. Ndeshja do të zhvillohet në “Air Albania” dhe do të nisë në orën 20:45. Sot në konferencën për shtyp në krah të trajnerit Reja ishte Hysaj. Mbrojtësi u shpreh:

“Duhet të jemi të përqendruar për ta mbyllur sa më mirë këto ndeshje eleminatore. Anglia ka lojtarë me nivele të larta dhe të vënë në vështirësi.

Andorra? “Është një skuadër që i hap punë çdo ekipi. Ne në historinë tonë jemi rritur shumë dhe ta dimë që Andorra është një skuadër e fortë dhe duhet të jemi të qetë dhe të jo të mendojmë që është Andorra dhe e kemi të fituar”.

Vendi i 3-të? “Rrezikojmë, por siç thashë jemi duke punuar për të rregulluar ato gabime që kemi bërë. Do të futemi në fushë për të fituar dhe për të arritur 18 pikë që duam të marrim”, – u shpreh Hysaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb