Për shumë do të jetë kënaqësi Botërori që nis pas 2 ditëve por nuk janë të pakët edhe ata të cilët gjatë kësaj periudhe duhet të punojnë.

Ky është rasti edhe i drejtorit sportiv të Milanit, Massimiliano Mirabelli, i cili së bashku me trajnerin Gatusso kanë udhëtuar drejt Rusisë për të ‘piketuar’ përforcimet për të ardhmen.

Në një deklaratë për shtyp nga Moska, Mirabelli, ka zbuluar jo pak sa i takon merkatos së Milanit. Fillimisht ai e ka cilësuar të pamundur shkëmbimin Falcao-Andre Silva.

“Kolumbiani është një lojtar i madh, por është në fazën e mbylljes së karrierës, ndërsa sulmuesi që ne kemi është shumë i ri dhe vuajti në vitin e parë, por duhet t’i japim kohë të ambientohet në Serie A. Jam i bindur se do të bëhet mes lojtarëve më të fortë të planetit.”

Edhe e ardhmja e portierit Donnarumma është një temë e nxehtë në shtëpinë kuqezi: “Tani ka një heshtje të madhe rreth tij dhe kjo është shumë mirë duke parë shumë gjërat që janë thënë. Është një thesar i futbollist italian dhe mendojmë ta mbajmë për një kohë të gjatë. Edhe Raiola është qetësuar dhe mendoj se nuk do të ketë më probleme. Ai mbetet portieri i Milan.”

Mirabelli, që do të ndjek nga afër Botërorin në Rusi, në shoqërinë e trajnerit Gattuso, për të “piketuar” ndonjë përforcim, shtoi foli për Thiago Silva, që ka shprehur dëshirën për t’u kthyer te kuqezinjtë: “Futbollist i madh, shumë ëndërrojnë të luajnë me Milan sepse jemi një klub i lavdishëm. Të shohim, dera për të nuk është e mbyllur.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb