Andrea Agnelli, ka vlerësuar skuadrën e Ajaxit për punën dhe talentet që ka nxjerrë ndër vite.

“Ajaxi është një shkollë e jashtëzakonshme, ky është shembulli që duhet ndjekur dhe që tregon se një klub mund të luajë në nivele të larta edhe nëse nuk ka burime të mëdha ekonomike. Ata janë në çerekfinale sot, por dy vite më parë kanë luajtur në finalen e Ligës së Evropës”.

“Duhet të reflektojmë për vendet si Holanda, që nuk kanë mjetet që kanë të tjerët, por që luajnë në nivele të larta për një kohë të gjatë. Vendet e tjera, ndërkohë, kanë qenë të detyruar të vazhdojnë traditën e tyre të kultivimit të talenteve për të ruajtur mbajtur hapin e konkurrencës”, ka përfunduar Agnelli.

Ndeshjet e para të fazës çerekfinale do të luhen me 9 dhe 10 prill ndërsa ndeshjet e kthimit më 16 dhe 17 prill. Sfidat e para gjysmëfinale do të luhen me 30 prill dhe 1 maj ndërsa ato të kthimit më 7 dhe 8 maj. Finalja e madhe do të zhvillohet më 1 qershor në Madrid, në Estadio Metropolitano.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb