Gianluiggi Buffon në fund të sezonit do të marrë vendimin nëse do të tërhiqet nga futbolli i luajtur ose jo, por edhe nëse e bën, për legjendën e portës ka oferta shumë interesante dhe të bujshme.

Gazeta italiane e përditshme ‘Tuttosport’, e cila është shumë pranë klubit të Juventusit raporton se presidenti i bardhezinjve Andrea Agnelli i ka ofruar Buffon-it postin e tij.

Agneli është i gatshëm të largohet nga ky post për t’iu përkushtuar më shumë menaxhimit të markës “Juventus” në botë, për ta shtrirë edhe më gjerë atë, për të garantuar të tjera të ardhura dhe poltrona e lënë bosh prej tij të zihet pikërisht nga Bufon, që së bashku me zëvendëspresidentin Pavel Nedved, do të përbënin dyshen e presidencës.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb