Italiani Andrea Agnelli, president i Juventusit, është zgjedhur të martën president i shoqatës evropiane të klubeve të futbollit (ECA), duke zëvendësuar gjermanin Karl-Heinz Rummenigge.

Agnelli është zgjedhur për dy vjet për të prezantuar 162 klubet e mbledhura në Gjenevë në Asamblenë e përgjithshme të shoqatës.

ECA ka zgjedhur edhe 11 anëtarët e komitetit ekzekutiv, ku përfshihen presidenti i Paris SG, Nasser Al-Khelaïfi, homologu i tij i Lionit, Jean-Michel Aulas etj.

Agnelli dhe Ivan Gazidis, drejtor i përgjithshëm i Arsenal, janë përzgjedhur për të përfaqësuar shoqatën në komitetin ekzekutiv të UEFA-s.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb