Kadnidati i PD në Korçë Andrea Mano gjatë një konference për shtyp ka denoncuar përpjekjet e pushtetit në ikje sipas tij, për të cënuar proçesin zgjedhor, këtë herë nëpërmjet punësimeve të përkohshme elektorale.
“Janë disa institucione publike,si bashkia e Korçës, Ujësjellësi apo INSTAT, të cilët gjatë dy muajve të fundit kanë punësuar dhjetra presona me kontrata të përkohshme”, tha Andrea Mano.
Për Manon, i cili më herët ka denoncuar edhe parregullsitë skandaloze me listat e zgjedhësve apo presionin e drejtuesve të administratës mbi votuesit, duke mbledhur kartat e identitetit, pushteti lokal dhe qendror është vënë i gjithi në shërbim të deformimit të proçesit dhe manipulimit të vullnetit të qytetarëve të Korçës.
Kandidati i PD apeloi institucionet të respektojnë ligjin zgjedhor, ndërsa garantoi “ndëshkim për çdo individ të veshur me pushtet, që në panik nga fitorja e sigurt e alternativës së PD, po ndërhyn për të prishur dhe cënuar standartet demokratike të zgjedhjeve”.