Lule portokalli në shtëpinë e Juventusit. Andrea Pirlo, trajner dhe ish futbollist, është martuar me të fejuarën e tij Valentina Baldini. Ceremonia është mbajtur në 12 mars në Torino.

Çifti që ishte bashkë që prej 2014, ka dy djem binjakë, Leonardo dhe Tommasso, që kanë lindur në Nee York në 2017. Për Pirlon kjo nuk është martesa e parë.

Vitin kur ka njohur bashkëshorten aktuale ai sapo ishte ndarë nga bashkëshortja Deborah Roversi, me të cilën ka edhe dy fëmijë, Niccolo dhe Angela. Ndarja mes tyre ka pasur shumë probleme burokratike. Në një intervistë, Roversi kishte thënë që kishin probleme për kontributin që futbollisti duhet të jepte.

Ndër të tjera ish bashkëshortja kishte treguar që gjatë viteve të martesës nuk ishin marrë parasysh vështirësitë e të qënurit pranë një futbollisti të famshëm si Andrea Pirlo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: