Andreas Perreira është 22 vjeç dhe ka startuar në dy ndeshje si titullar te Manchester United për sezonin e ri, por kthehemi një vit pas, në gusht të 2017-s, kur Perreira e kishte ndarë mendjen dhe donte të largohej.

Nuk ishte diçka pozitive pavarësisht se ai besonte që mund të kishte vend në 11-shen e Manchester United, por për t’u transformuar nga një djalë premtues në një profesionist ai besonte se duhej të luante sa më shumë të mundej.

Mirëpo për këtë kishte një problem, trajneri Jose Mourinho mendonte se Perreira ishte tashmnë i maturuar dhe gati për të luftuar për një vend titullari, ndaj nuk donte që braziliani të largohej, shkruan “give me sport”.

Duke ditur që Mourinho është një trajner i ashpër dhe me mjaft kredenciale mund ta mendojmë që zgjedhja e Perreiras ka qenë shumë e vështirë, por gjithsesi në fund ai vendosi të transferohej në huazim te Valencia.

Për këtë lëvizje Mourinho në atë kohë u shpreh: “Ishte vendim personal i Perreira-s dhe unë nuk jam dakord me të. Një vendim që të jem i sinqertë mendoj se nuk është i duhuri për të. Më ka lënë pak të zhgënjyer sepse mendoj se ai i ka potencialet për të luftuar për të qenë pjesë e formacionit.”

Gjithsesi në sezonin e tij në “La Liga” Perreira arriti të luante në 29 ndeshje, duke qenë një futbollist kryesor në kapjen e objektivit për t’u kualifikuar në “Champions”. Për më tepër ai u përdor shumë nga Velencia edhe në ndeshjet e Kupës së Mbretit.

Tani në sezonin e ri, pas dy ndeshjeve si titullar me United dhe pas një faze përgatitore mjaft pozitive, Perreira është thirrur për herë të parë nga trajneri Tite në kombëtaren e Brazilit.

Huazimi te klubi spanjoll në fakt nuk ishte një risi për Perreira-n, i cili edhe në sezonin 2016-2017 ka qenë larg “djajve” me të njëjtën formulë. Para se të niste sezoni i ri ai u shpreh: “Tani nuk kam më pse të largohem, ose jam ose nuk jam i aftë për të luajtur.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb