Ish-lojtari i Kombëtares së Spanjës, Andres Iniesta, ka kaluar një sezon ndarjesh gjatë kësaj vere. Ish-mesfushori i Barcelonës gjatë ditë së sotme ka patur një tjetër “divorc”, por kësaj here jo me klubin  ku luan në Japoni, por me kompaninë “Nike”.

Ai ka patur një bashkëpunim për 19 vite radhazi, ndërsa sot ka njoftuar se nuk do të vijojë më bashkëpunimin.

Iniesta do të mbahet mend gjatë  nga tifozët, pasi gjatë karrierës së tij nuk e ka tradhtuar asnjëherë klubin e Barcelonës, por numëron plot 22 vite në radhët e saj.

Ai ka kaluar nga moshat në skuadrën kryesore, ku më pas luajti duke mbajtur lart ekipin dhe Kombëtaren e Spanjës.

Spanjolli vijon karrierën në Japoni me skuadrën e Vissel Kobes, ndërsa menjëherë ka patur mikpritje edhe në Azi, sepse është talenti ai që i ka hapur çdo derë fantazistit spanjoll.

Gjatë Kupës së Botës, Andres Iniesta ishte pjesë e “Furisë së Kuqe”, por vendi organizator e mundi Kombëtaren e tij. Kjo ishte edhe aventura e fundit e Iniestës në radhët  e Kombëtares së Spanjës.

( n.m/BalkanWeb )

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb