Ish-deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj, shkruan në një postim në “Facebook” se në takimin e zhvilluar nga PS në Cakran nuk ka pasur anëtarë të LSI.

Sipas Mehmetajt, në këtë takim janë thirrur me detyrim dhe nën presion punonjës të OSHE dhe punonjës të kompanive private të klientëve drejtora të Rilindjes.

Mesazhi i Mehmetajt:

Dëshpërimi i Sektit Rilindje duket se ka arritur kulmin, aq sa pa ndjerë kurrëfarë detyrimi ndaj të vërtetës, dalin e gënjejnë publikisht për “gjoja” të larguar nga LSI.
Në takimin e zhvilluar nga PS në Cakran nuk ka patur anëtar të LSI, përkundrazi, në takim janë thërritur me detyrim e nën presion punonjës të OSHE dhe punonjës të kompanive private të klientëve drejtora të Rilindjes. Është fatkeqësi e madhe që lavdia e Partisë Socialiste në Cakran e gjithë Fierin degradon deri në këtë pikë e kërkon vota duke kërcënuar qytetarët. Askush nga Rilindasit e vjetër apo të rinj të mos shqetësohet, ne po mbajmë shënim çdo gjë, kontratat e jashtëligjshme tre mujore, kërcënimet për largime nga vendet e punës, kërcënime me heqje asistence, kërcënime me tatime e AKU. Për të gjitha këto përgjigjen do e merrni në 25 Prill nga vota e qytetarëve fierak. Edhe 51 ditë e ndajnë Fierin nga çlirimi i kthetrave të arrogancës e kërcënimeve rilindase.
#FieriShtëpiaJuaj
#ShqipëriaShtëpiaJuaj

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb