Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se Rusia po vëzhgonte me kujdes kërkesat e Finlandës dhe Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n, duke shtuar se ishte i bindur se pranimi i tyre nuk do e forconte sigurinë e Evropës.

“Kjo është një çështje serioze, një çështje që ngre shqetësimin tonë dhe ne do ta ndjekim me shumë kujdes”, tha ai.

Peskov theksoi gjithashtu se në krahasim me Ukrainën, Rusia nuk kishte asnjë mosmarrëveshje territoriale me Finlandën apo Suedinë.

Më herët, zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë tha se plani i Suedisë dhe Finlandës për t’u bashkuar me aleancën ushtarake është një gabim që do të kishte pasoja të gjera.

“Ata nuk duhet të kenë iluzione se ne thjesht do ta durojmë atë e as Brukseli, Uashingtoni dhe kryeqytetet e tjera të NATO-s. Niveli i përgjithshëm i tensionit ushtarak do të rritet, parashikueshmëria në këtë sferë do të ulet,” tha Sergei Ryabkov për një agjenci të lajmeve ruse.

Suedia pritet të marrë një vendim zyrtar për aplikimin e saj për t’u bashkuar me aleancën ushtarake sot këtë të hënë. Parlamenti i vendit po debaton aktualisht ofertën e mundshme të anëtarësimit. Finlanda gjithashtu ka konfirmuar se do të aplikojë për t’u bashkuar me NATO-n.

Burimi:
BBC

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb