Teksa sot bëhen 14 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, vjen një reagim nga ish-kryeministri Sali Berisha. Në një mesazh në ‘Facebook’ Berisha theksoi se ky anëtarësim u bë i mundur nga sukseset e reformave të thella dhe gjithanëshme, funksionimi i shtetit ligjor.

Mes të tjerash Berisha shton se sot NATO e udhëhequr nga SHBA është mburoja më e fuqishme e paqes dhe lirisë në botë.

MESAZHI I BERISHËS
Sot ditë historike, 14 vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, aleancën politike dhe ushtarake më të fuqishme të kohërave.
Ky anëtarësim u bë i mundur nga sukseset e reformave të thella dhe gjithanëshme, funksionimi i shtetit ligjor dhe ekonomisë së tregut. Kjo ëndërr u bë realitet për shqiptarët me mbështetjen e fuqishme të presidentit të SHBA, mikut të madh të kombit tonë George Ë. Bush dhe vendeve anëtare të NATO-s.
Sot NATO e udhëhequr nga SHBA është mburoja më e fuqishme e paqes dhe lirisë në botë.
Zoti e bekoftë NATO-n dhe vendet e saj anëtare! #sb

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: