I ftuar në emisionin “Alert”, në News24, nga Granit Sokolaj, Gledis Gjipali, drejtor Ekzekutiv, Lëvizja Evropiane në Shqipëri ka folur për projektin SANECA, për përmirësimin e kuadrit negociues për kapitujt 1, 3, 20 dhe 28.

Gjipali tha se angazhimi i shoqërisë civile në tryezat për përmirësimin e kuadrit negociues për 4 kapitujt, në bashkëpunim me Lëvizjen Europiane në Shqipëri kanë organizuar disa sesione informimi, me fokus kapitujt ekonomikë.

“Si pjesë e projektit SANECA kemi marrë përsipër për të organizuar tryeza informuese dhe më pas është Ministria e cila do të zhvillojë organizimin e tyre. Shpresojmë që modeli të aplikohet në Ministrinë e Finacave dhe më pas në ministritë e tjera. Në grupet e interesit përfshihen aktor jo shtetëror, si biznesi, akademia, shoqëria civile, sindikatat. Janë shumë të rëndësishme për t’u konsultuar me ta. Është e pamundur që vetëm administrata publike ta çojë me sukses përpara procesin, ndaj është shumë e rëndësishme që këto grupe të jenë të përfshira. Përgjithësisht ka qenë një proces i decentralizuar te qeveria, ndërsa tani kemi një përfshirje më të lartë të grupeve të interesit. Psh. Kroacia, kishte grupe interesi si biznesin, shoqërinë civile që prekeshin nga ky proces.

Gjatë rrugëtimit tonë kemi pasur eksperienca pozitive dhe negative, pasi fillimisht këto procese kanë qenë pak të izoluara për shkak të administratës publike shqiptare, e cila kërkonte t’i mbante të mbyllura vetëm brenda dyerve të institucioneve për të mos dalë jashtë. Duhet të pëfshijmë sa më shumë grupet e interesit. Liberalizimi, procesi kalon në informim, komunikim dhe aty mund të marrësh ekspertizën më të mirë për ta përdorur për integrimin Europian. Problemi është se shpeshherë flasim për miratim në letër, por për moszbatim. Ndaj duhet të integrohen institucionet me grupet shoqërore. Është një treg i madh që duhet të përpiqemi të orintohemi që të bëhemi pjesë e tij. Duhet ta ndërtojmë vetë këtë proces, pavarësisht ndihmës së dhënë nga jashtë”, deklaroi Gledis Gjipali.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb