Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka deklaruar se SHBA do të vijojë mbështetjen për Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE, duke përfshirë përpjekjet për të zbatuar reformat e nevojshme, për të bërë të mundur diçka të tillë.

Në një postim në Twitter, ambasadorja Kim u shpreh se është e kënaqur me përparimin që vendi ynë ka bërë deri tani dhe se ndryshimet e bëra deri tani meritojnë të respektohen.

Reagimi i ambasadores Kim vjen pas vizitës së djeshme të zyrtarët të BE, Josep Borrell dhe Oliver Varhelyi në Tiranë.

“E lumtur të shoh lëvizjen e Shqipërisë përpara drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Njerëzit dhe qeveria e Shqipërisë meritojnë respekt për ndryshimet e vështira të bëra deri tani.
Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin fuqishëm përparimin e tij për t’u bërë vend anëtar i Bashkimit Europian, duke përfshirë përpjekjet për të zbatuar reformat e nevojshme”, ka shkruar Yuri Kim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb