ATHINË

Mediat greke shkruajnë se një sulm i përgjakshëm kundër një shqiptari 30 vjeç ka ndodhur në qendër të Athinës. Sipas asaj që shkruajnë mediat helene, 30-vjeçari i plagosur është element kriminal i njohur, si dhe anëtar i bandës së shqiptarëve në burgun e Koridhalos.

Ngjarja ndodhi në afërsi të stacionit të autobusëve për në Larisa, ku në shënjestër është vënë një 30-vjeçar shqiptar, i akuzuar për vrasje dhe plagosje të një bashkëatdhetari. Shqiptari 30-vjeçar u qëllua 3 herë në këmbë dhe nuk duket të jetë në rrezik për jetën.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Shqiptari ka qenë në qendër të sulmeve edhe në burgun e Koridhalos, për shkak të aktiviteteve të tij të dyshuara kriminale”, shkruhet në mediat e vendit fqinj.

Në shkrim përmenden edhe sherret mes kriminelëve në burgun e Koridhalos, vrasja e gazetarit grek si dhe lidhjet e avokatëve atje me të burgosurit.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb