Nënkomisioni i Posaccëm Parlamentar për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të KLP dhe KLGJ nga rradhët e shoqërisë civile (anëtarët jo-magjistratë) ka vijuar me marrjen në pyetje të kandidatëve të përzgjedhur, të cilët më pas do ti nënshtrohen një tjetër selektimi.

Para komisionit është paraqitur kandidarja Eris Hysi, e cila ka bërë një paraqitje për veprimtarinë e saj dhe arsyet sepse kandidonte për një nga vendet vakante në atë që njihet si qeverisja e sistemit të drejtësisë (KLGJ-KLP).

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së  Gazment Bardhi pyeti kandidaten Eris Hysi, nëse ka lidhje me Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi.

Në përgjigjen e saj, Hysi ka pohuar se ka njohje me Agaçin, por tha se raportet kanë qenë kur ai ka ushtruar profesionin e avokatit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: