Bashkia e Patosit do të paguajë shpenzimet e ceremonisë mortore për 4 anëtarët e familjes Gushi që u shuan në aksidentin e rëndë në aksin Fier-Vlorë.
Sot Këshilli Bashkiak u mblodh në Patos dhe mori vendimin që katër viktimat varrimin ta kenë të paguar nga Bashkia.
Në aksidentin e sotëm humbën jetën katër anëtarë të një familje nga Greqia që po shkonin për pushime në Vlorë. Ata udhëtonin me një automjet tip ‘Toyota’ me targa greke kurse u goditën nga pas nga një ‘Audi’ i zi i cili i hodhi jashtë rruge.
NJOFTIMI NGA BASHKIA PATOS
I trishtë dhe i dhimbshëm lajmi për ndarjen tragjike nga jeta të 4 bashkëqytetarëve tanë. Me miqtë e familjarët e tyre sot është pikëlluar edhe i gjithë qyteti.
Bashkia Patos shpreh ngushëllimet më të sinqerta të afërmve të familjes Gushi që humbën jetën tragjikisht në një aksident në aksin Fier-Vlorë.
Përmes një mbledhjeje urgjente të Këshillit Bashkiak, Bashkia Patos vendosi të marrë përsipër mbulimin e shpenzimeve të ceremonisë mortore për këtë familje.
U prehshin në paqe. I qoftë dheu i lehtë!
#BashkiaPatos
a
(BalkanWeb)