Është një postim në rrjetet sociale, por jo anonim dhe as një thashethem merkatoje që qarkullon së fundmi. Një tjetër e dhënë për të ardhmen e Cristiano Ronaldo-n po çmend tifozët.

Khalifah Bin Hamad Al-Thani, pjesëtar i familjes mbretërore të Katarit, pronare e PSG-së, që lajmëroi para të gjithëve në Twitter transferimin e Messi-t në Paris, ka postuar një fotomontazh të dy yjeve me fanellën e klubit francez.

“Quizás? Maybe? Peut-être?”, që do të thotë “Ndoshta?”, në spanjisht dhe anglisht dhe “Mund të jetë?” në frëngjisht. Ky ka qenë mesazhi i Al-Thani-t në Twitter. Një mesazh që ka marrë komente nga e gjithë bota.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb