TIRANË

Ka nisur pranë KPA, shkalla e dytë e vetingut, procesi për porkurorin Besnik Cani, i cili kërkon pezullimin e procesit të nisur ndaj tij.

Në këtë proces Cani, njëkohësisht anëtar i KLP, përfaqësohet nga avokati Eduard Halimi, i cili i bëri me dije trupës gjykuese se ka depozituar një padi në Kushtetuese, ku kërkon verifikimin e kushtetuetshmërisë së zgjedhjes si anëtarë të KPA të dy gjyqtarëve të çështjes, Artan Hajdari dhe Luan Daci. Sipas Halimit, dy anëtarët Hajdari e Daci nuk duhet të ishin zgjedhur si pjesë e KPA.

Njëkohësisht Halimi vuri në dijeni gjykatën se SPAK ka regjistruar një hetim për anëtarin Daci për akuzën e “falsifikimit”, ndaj edhe kërkoi pezullimin e proçesit, derisa të shprehet Kushtetuesja, si edhe derisa të përfundojë, çështja e nisur ndaj Dacit në SPAK.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: