Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Fatbardh Kadilli deklaroi mbrëmjen e sotme në emisionin “Real Story” në “News 24” se opozita nuk do të lejojë që kryeministri Edi Rama të ndryshojë Kushtetutën.

Teksa i cilësoi ndryshimet kushtetuese, që sollën heqjen e koalicioneve parazgjedhore, Kadilli e cilësoi këtë hap një masakër politike.

“Që të jesh në opozitë është vendim. Të qënit në opozitë se përcakton retorika. Veprimet janë ato që flasin, më tepër se retorikat. Nuk besoj se një forcë politike ekziston që të hapen listat apo jo. Se po u hapën, do zhbëhet më pas. Qëllimet e Bindjes u panë në 30 qershor dhe u fut dhe s’u fut asnjë parti opozitare. Ti po i heq litarin nga fyti Edi Ramës. Nuk është çështja tek listat e hapura apo të mbyllura, por nuk mund të ndalojë të drejtën e koalicioneve. Kryetarët e partive opozitare e quajtën këtë një masakër politike. Sot ne jemi pro vendimit që do të pengojmë Edi Ramën që të ndryshojë Kushtetutën. Kjo do të bëhej rrugë më pas. Regjimin e bën ai që është në pushtet, opozita duhet të përballet me sistemin. Sot problemi i çdo shqiptari është që t’i rezistojë këtij pushteti.”,- tha Kadilli.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: