Një anëtar i stafit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu ka rezultuar pozitiv me koronavirus, ndërsa atë e ka takuar edhe vetë lideri izraelit. Kjo ka bërë që Netanyahu të vetë-karantinohet, pasi dyshohet se mund të ketë marrë virusin vdekje-prurës.

Rivka Paluch, këshilltare e Netanyahut për cështjet ultra-ortodokse, ka rezultuar positive me koronavirus. Netanyahu ka thënë për mediat vendase se do të vetë-karantinohet me qëllim që të mos ketë rrezik nga virusi.

Mësohet se Paluch ka qenë në një sallë ku janë marrë vendime pikërisht për situatën e koronavirusit dhe se mund ta ketë shpërndarë koronavirusin. Zyra e Kryeministrit më parë kishte konfirmuar se Paluch u takua me Netanyahu të enjten, por tha se “u mbajt distanca e duhur”.

Izraeli është një vend i goditur nga Covid-19, ndërsa deri tani janë shënuar 15 të vdekur. Izraeli po ashtu ka 4247 raste të konfirmuara me koronavirus, ndërsa 78 pacientë janë në gjendje të rëndë dhe 59 janë në ventilatorë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb