Elvis Hoxha, anëtar i LVV-së deklaroi se kryeministri Edi Rama dëshiron ringjalljen e Jugosllavisë.
Hoxha thotë se nuk e dëgjojnë njëri tjetrin as Rama e as Bërnabiçi në lidhje me Kosovën. Sipas tij të dy mbrojnë autorësinë e mini-shengenit.

“Edi Rama nuk dëgjon se çfarë thotë Bernabiçi në lidhje me Kosovën. Bernabiçi nuk e dëgjon Ramën se ç’i kërkon në lidhje me Kosovën. Por si Rama edhe Vuçiçi mbrojnë secili autorësinë e mini-shengenit. Madje Rama deklaron se jemi vonë.

Rama duhet të kuptojë se Serbia është vonë përsani takon njohjes së Kosovës. Por nuk kemi asnjë detyrim të ribëjmë Jugosllavinë”, ka shkruar Hoxha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb