BOSNJE- HERCEGOVINA

Anëtari serb i Presidencës së Bosnjë- Hercegovinës, Milorad Dodik ka kërcënuar duke thënë se Republika Srpska do të largohet nga Bosnja dhe do të shpallë pavarësinë.

Dodik shprehet se Republika Srpska ka dy rrugë, të largohet ose të shkatërrohet nga një paketë “vdekjeprurëse” e bërë nga bashkësia ndërkombëtare dhe partitë e boshnjakëve në Sarajevë.

Ai shton se Gjykata Kushtetuese boshnjake po vendos kundër interesave të Republikës Srpska dhe kjo e fundit duhet të luftojë tashmë për pavarësinë e saj.

Republika Srpska është pjesë e territorit të Republikës së Bosnjës dhe Hercegovinës e cila shpalli pavarësinë në 1 mars 1992 pas shkëputjes nga ish- Jugosllavia. Në bazë të popullsisë ajo përbën 1/3 e Bosnjes dhe Hercegovinë. Aty jetojnë 1 milion e 218 mijë e 107 nga të cilët 81. 51%  serbë, 13.99% boshnjakë, 2.41% kroatë.

Vetëm në 14 dhjetor 1995 ajo u njoh si pjesë e Bosnjes dhe Hercegovinës pas luftës civile e cila zgjati më shumë se tre vite.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb