Maria Alyokhina, një nga anëtarët e Pussy Riot, arriti të arratisej nga Rusia, ku ishte zhdukur dhe shpallur e arratisur që në prill. Konfirmimi i arratisjes ka ardhur nga avokati i gruas.
Sipas New York Times, Alyokhina, e cila fshihej në apartamentin e një miku në Moskë, arriti të shpëtonte duke u maskuar si punonjëse që dërgonte ushqim në shtëpi, duke arritur deri në Lituani.
Maria Alyokhina mori vëmendjen e autoriteteve ruse dhe të botës kur grupi punk organizoi një protestë kundër Presidentit Vladimir Putin në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar në Moskë, një gjest ky që i kushtoi gruas dy vite burg për “huliganizëm”.
Pasi u burgos gjashtë herë të tjera që nga vera e kaluar, çdo herë për 15 ditë, prillin e kaluar, kur Putin filloi të godiste ashpër çdo kritikë për pushtimin e Ukrainës, autoritetet njoftuan se arresti shtëpiak i Alyokhina do të kthehej në një dënim penal 21 ditore.
(Tgcom24/BalkanWeb)