Lydia Hearst përpiqet që ti të shkosh në palestër nëpërmjet fushatës për ‘Equinox’. Dhe si e bën ajo këtë? Duke të frymëzuar me këtë foto. Kompania ka përzgjedhur këtë foto ku modelja ushqen dy binjake me gji, duke të frymëzuar që të biesh nga pesha. 31-vjecarja është mbesa e manjatit të gazetave William Randolph Hearst, dhe e fejuara e një industrialisti të madh, Chris Hardwick. Ajo nuk ka fëmijë, por ka pranuar që të mbajë dy të sapolindur në gjoks duke lënë të besohet se po i ushqen me gji.

Fushata “Angazhohu në diçka” për vitin 2016 ka zgjedhur kështu këtë imazh, edhe pse dikush do të thoshte cfarë lidhje ka kjo me palestrën.

Fotografi Steven Klein që njihet për foto e Kylie Jenner apo për fushatën e Versace thotë se ka sjellje që janë më tepër se të shkosh në palestër.
“Është detyrë e reklamave në këto kohë moderne për të komunikuar sic duhet rreth cështjeve sociale”, thotë ai.

‘Kjo fushatë të adreson cështje aktuale dhe sociale duke zbuluar fuqishëm njeriun në vend që ta përfaqësojë atë sië një objekt pa fjalë”.
Dhe ushqyerja me gji në publik është një cështje shumë e diskutuar, dhe modelja tenton të sjellë pikërisht një moskokëcarëse që preferon të zhvishet në publik dhe të ushqejë bebet sesa të ‘vritet’ nga opinioni rreth kësaj gjëje.
Mbi fushatë ‘Angazhohu me diçka” është marrë më parë dhe vajza e Jean-Claude Van Damme, 25-vjecarja Bianca Bre, e cila pozoi si një aktiviste feministë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb