Angela Merkel mori sot mandatin e katërt nga Bungestagu, Dhoma e Ulët e parlamentit gjerman, për të qenë në krye të qeverisë.

Merkel mori 364 vota pro nga 688 deputetë, të cilët votuan në mënyrë të fshehtë.

Asaj i duheshin një minimum prej 355 votash në parlamentin prej 709 vendesh, çka do të thotë se ajo u zgjodh kancelare që në raundin e parë të votimit.

Ndërkohë, 315 deputetë votuan kundër dhe nëntë abstenuan.

Për herë të parë, në këtë votim mori pjesë edhe bashkëshorti i saj, Joachim Sauer, ashtu si nëna e saj, Herlind Kasner.

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier kishte propozuar Merkelin si kancelare, konform kushtetutës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb