Angela Martini nuk është më beqare. Mediat e huaja shkruajnë se ajo është në një lidhje me një biznesmen të famshëm të botës së muzikës.

Në fotot e publikuara së fundmi Angela shfaqet përkrah njërit prej manjatëve më të njohur në SHBA, Russel Simons, i cili aktualisht është 68-vjeç. Simons ka marrë pjesë bashkë me Angelën në ditëlindjen e këngëtares së famshme Tony Braxton, e cila është zhvilluar vetëm pak ditë më parë.

Në këtë foto vihet re se Russel ia ka lidhur duart rreth belit të bukuroshes shqiptare. Por kjo nuk është fotografia e tyre e vetme, pasi tashmë në qarkullim janë me qindra ku bukuroshja shqiptare shfaqet shumë e dhënë pas biznesmenit amerikan. Gjithsesi nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për një lidhje të mirëfilltë, apo vetëm për një flirt të radhës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: