Angela Martini lajmëroi javë më parë se është bërë nënë dhe duhet thënë që është larguar shumë nga mediat sociale që pas atij lajmi.

Sot me rastin e dy mujorit të lindjes së djalit të saj, modelja dhe bashkëshorti Dragos u shfaqën në disa foto dhe video familjare me djalin në krah, teksa e shëtisnin dhe luanin me të.

“Sot djali ynë u bë 2 muajsh. Sa kohë emocionuese. Kam marrë një pushim nga rrjetet sociale dhe kam qenë shumë e zënë duke shijuar familjen dhe kohën e mrekullueshme me ta”, rrëfeu Angela.

Modelja ka zbuluar më herët se fëmija erdhi në jetë nga një nënë surrogate.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb