Nënkancelari gjerman, Olaf Scholz, tregon gjendjen shëndetësore të Kancelares Angela Merkel, e cila ndodhet prej 24 orësh në karantinim, pas takimit që pati me një mjek të infektuar me COVID-19.

Sipas numrit dy të Gjermanisë, Merkel është në gjendje të mirë shëndetësore, por duke punuar nga banesa e saj.

“Kancelarja është ne gjendje te mire shendetesore ne kete moment. Ajo është thjesht në zyrën e saj ne banese, ashtu si shumë njerëz të tjerë që u është dashur të vendosen në vetizolim në shtëpi”, tha Scholz, raporton Reuters.

“Ajo është aktive: ne patëm mbledhjen e kabinetit qeveritar këtë mëngjes. Jo me video, por sigurisht që të gjithë njohim zërat e njëri-tjetrit”, shtoi ai.

Scholz tha se ai do të fliste në vendin e Merkel në dhomën e ulët të parlamentit të Bundestag të Mërkurën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb