Ish-kancelarja Angela Merkel, e cilësuar si “gruaja e hekurt”, po shijon pensionin si një qytetare e thjeshtë e Gjermanisë, pas dorëzimit të postit, që mbajti për 16 vite me radhë.

Së fundmi ajo është fotografuar në supermarketin e saj të preferuar në Berlin, teksa ishte duke blerë një sallam “chorizo”.

Sipas gazetës gjermane “Blid”, ish-kancelarja është forografuar teksa mbante në duar një produkt, i cili nuk është gjerman, por spanjoll dhe madje i shtrenjtë, 34.8 euro.

“Chorizo” ​​spanjoll është bërë nga mishi i derrit i tymosur dhe kripë. Merkel mund të mos shpenzojë shumë para për rrobat e saj, por kur vjen puna për ushqime atëhere gjërat ndryshojnë.

Sipas “Shoqatës së Tatimpaguesve”, ajo merr një pension mujor prej rreth 15 mijë euro.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb