GJERMANI– Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha të martën pas një takimi me homologen e saj britanike në Berlin se nuk është e mundur që të ndryshohet marrëveshja e Brexit, sipas burimesh pranë kancelares.

Merkel i bëri këto deklarata gjatë një mbledhje me deputetet e familjes së saj politike, që u zhvillua në kuadër të takimit të kancelares me Theresa May, që ka vajtur në Gjermani për t’u përpjekur të marrë lëshime mbi kushtet e tërheqjes së vendit të saj nga BE-ja, theksuan këto burime që ishin të pranishme në këtë mbledhje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb