Angela Merkel ka bërë thirrje për ndalimin e burkas duke thënë se nuk është e përshtatshme në Gjermani. Në konferencën e partisë së saj se veshja e burkas duhet të ndalohet me ligj.

Vendimi erdhi pasi 62-vjeçarja theksoi vendosmërinë e saj për të siguruar se nuk do të ketë një përsëritje të fluksit të madh të emigrantëve që hyjnë në Gjermani si vitin e kaluar, ndërkohë që kërkon një tjetër mandat qëndrimi në pushtet.

Ndërsa përgatit terrenin për një mandat të katërt si kancelare, Merkel tha se ajo do të mbështesë një ndalim mbarëkombëtar të mbulesës islamike. Vendimi erdhi vetëm disa muaj pasi ajo tha se besonte që burka ishte një pengesë që gratë myslimane të integrohen në shoqërinë gjermane.

“Nga këndvështrimi im, një grua e mbuluar tërësisht nuk ka asnjë shans të integrojë veten në Gjermani,” tha Merkel në gusht të këtij viti.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: