SHBA

Një ndër divorcet më të diskutuar në botën e showbiz-it ndërkombëtar, ai i Angelina Jolie dhe Brad Pitt, tashmë është zyrtarizuar.
Pas procedurës së gjatë të divorcit, tashmë dy aktorët janë rikthyer single.

Dokumenti që i deklaron zyrtarisht të ndarë, është nënshkruar vetëm ditën e premte. Jolie e ka hequr përfundimisht mbiemrin “Pitt” dhe për këtë thuhet se Brad është shumë i trishtuar.

Burimet pranë çiftit thonë se: “Ata debatojnë më rrallë tashmë dhe diskutojnë me qetësi për fëmijët e tyre. Po u dedikohen atyre dhe janë të gatshëm t’i rritin së bashku, duke u krijuar mundësinë që të kalojnë kohë me të dy prindërit.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb