Angelina Jolie ka marrë një rol të ri në filmin e ardhshëm “Maria”.

Të premten (21 tetor) u njoftua se aktorja fituese e çmimit “Oscar” do të portretizoi këngëtaren ikonë të operës, Maria Callas.

Artistja ishte e njohur për gamën e saj të jashtëzakonshme në skenë, si dhe për jetën e saj private që përfshinte një romancë me manjatin grek të anijeve Aristotle Onassis, i cili më pas u martua me Jackie Kennedy.

“Unë e marr shumë seriozisht përgjegjësinë për jetën dhe trashëgiminë e Marias”, tha Jolie në një deklaratë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Do të jap gjithçka që mundem për të përballuar sfidën”, u shpreh aktorja. Ylli i “Tomb Raider” përmendi gjithashtu regjisorin e filmit, Pablo Larrain, të cilin ajo tha se e ‘adhuronte prej kohësh’.

“Të lejohet mundësia për të treguar më shumë për historinë e Marias me të, dhe me një skenar nga Steven Knight, është një ëndërr”, tha nëna e gjashtë fëmijëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb