SHBA

Angelina Jolie ka folur hapur për vdekjen e nënës Marcheline Bertrand. Ajo vdiq në 2007-ën, pasi humbi betejën me kancerin në vezore, në moshën 56-vjeçare.

“Kam humbur nënën time në të tridhjetat. Kur kthehem në atë kohë, shoh se sa më ndryshoi vdekja e saj. Nuk ishte e papritur. Humbja e dashurisë dhe përqafimit të ngrohtë dhe të butë të një nëne është si të të heqë dikush një shtresë mbrojtëse”- ka shkruar Angelina

“Ëndrrat e saj për të qenë aktore u venitën teksa e gjeti veten, në moshën 26-vjeçare, duke rritur dy fëmijë me një ish të famshëm, i cili do të krijonte një hije në jetën e saj.”- ka thënë aktorja e njohur duke folur per babane e saj.

“Pasi ajo vdiq, gjeta një video, ku aktronte në një film të shkurtër. Ajo ishte shume e mirë si aktore”- tha me tej.

“Teksa humba nënën, kam parë që jeta ime ka marrë një drejtim tjetër. Dhe më dëmtoi më shumë sesa e imagjinoja se do të bënte.”- përfundoi ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: