LONDER- Aktorja Angelina Jolie ka ngjallur dyshime mbi gjendjen e saj shëndetësore pasi sa vjen e dobësohet. Së fundmi Jolieështë fotografuar dhe shfaqet mjaft e dobët, siç mund ta shihni edhe ju.

Aktorja e Hollywoodit ka qëndruar në Londër ku ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Jashtëm William Hague. Dyshja kanë biseduar për të ndihmuar në promovimin e një fushate ku dy palët kanë nisur të punojnë bashkë.

Në këtë takim aktorja është veshur me një kostum elegant ngjyrë hiri, por dukej kockë e lëkurë.

Dobësia e Angelina Jolie është cilësuar si alarmante, ndërsa mediat aludojnë se ajo vuan nga anoreksia.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: