Angelina Jolie duket se po largohet akoma edhe më shumë nga ish bashkëshorti Brad Pitt. Prej kohësh është shkruar për mënyrën sesi Angelina Jolie dëshiron të shkëputet me Hollywoodin, por tani ky vendim duket përfundimtar dhe ajo po përgatitet të ndërmarrë hapin e parë për të lënë të kaluarën e saj pas.

Kështu, tabloid Female First pretendon se aktorja e famshme dëshiron të rrisë fëmijët në një ambient më të shëndetshëm dhe më të sigurt, kështu që ajo po zhvendoset në Londër.

Aktualisht është duke kërkuar prona të paluajtshme në perëndim të Londrës, dhe është interesante që ajo dhe Brad jetuan atje në vitin 2011 dhe pas përfundimit të karantinës në SHBA, thuhet se ata do të vendoset përgjithmonë në Evropë.

Ky vendim i Angelina nuk është befasues, pasi ajo ka folur për gati një dekadë se sa e madhe është ëndrra e jetës së saj për të jetuar në Evropë, dhe është pikërisht kjo arsyeja se përse ajo dhe Brad grindeshin më shumë, sidomos gjatë padisë së divorcit.

Brad këmbënguli që Angelina dhe fëmijët të qëndrojnë për të jetuar në Amerikë, të paktën derisa të gjithë fëmijët e tyre të arrijnë moshën madhore, por Angelina qartë nuk ka më durim dhe nuk mund të presë.

Angelina dhe Brad ishin në një lidhje nga 2005-2014 dhe më pas përfunduan në një martesë që zgjati vetëm dy vjet. Pavarësisht kësaj, ata janë një prej çifteve me jetëgjatë në Hollywood, pasi ishin në lidhje dashurie për 9 vjet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb