Knox Jolie Pitt së bashku me nënën e tij doli për pazar të dielën dhe nga pamjet duket se ai ngjan shumë me të atin, Brad Pitt.
Angelina Jolie ishte përsëri në supermaket me një ndihmës të rëndësishëm në krah për ta ndihmuar atë të merrte gjërat e domosdoshme.
Djali i saj 12-vjeçar, Knox Jolie-Pitt, u pa duke drejtuar karrocën, më 24 janar në dhe dukej sa është rritur Knoxi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Edhe pse mbante maskë mbrojtëse, ai ngjan shumë me babain e tij, Brad Pitt. Thjesht hidhni një vështrim të Knoxi në foto dhe do të jeni plotësisht dakord.

Gjashtë fëmijët e Jolies dhe Pittit shpesh shihen, duke shoqëruar nënën e tyre në udhëtime e për pazar në të gjithë Los Anxhelosin, si në grup ashtu edhe vetem. Angelina po përpiqet të sjellë një ndjenjë “normaliteti” në jetën e fëmijëve të saj, duke bërë blerje së bashku. Pavarësisht nëse janë dyqane të shtrenjta, apo thjesht dyqane artizanale, Angelina përpiqet të ruajë privatësinë dhe nuk i lë paparacët të kuptojnë se ku shkojnë fëmijët e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb