Angelina Jolie është marrë në pyetje për 4 orë nga agjentë të FBI-së, lidhur me pretendimet se Brad Pitt ka dhunuar djalin e tij 15-vjeçar Marddox, gjë që e detyroi aktoren të paraqesë menjëherë kërkesën për divorc. Dyshohet se aktori ka qenë në gjendje të dehur kur dhunoi të birin në një avion privat.

“Angelina Jolie u tregua shumë bashkëpunuese me agjentët e FBI-së”- tha një burim për gazetarët amerikanë.

Mbledhja e fakteve do të zgjasë disa javë dhe më pas gjykata do të vendosë nëse procesi do të vazhdojë më tej. Megjithatë, lufta në gjykatë duket se nuk është e pëlqyeshme as për Brad Pitt dhe as për Angelina Jolie.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: