Pesë vite nga ndarja me Brad Pitt, Jolie ka gjetur një partner të ri. Është fjala për muzikantin amerikan, DJ e njohur si Diplo.

Një burim anonim pretendon se Jolie dhe Diplo janë parë së fundmi në një takim në një aheng privat në Los Angeles. Për më tepër, spekulimet u forcuan nga DJ, i cili publikoi fotografi duke shëtitur në mbrëmje, ndërsa në imazhe shihej edhe Angelina.

Thuhet se aktorja tashmë ua ka prezantuar DJ gjashtë fëmijëve të saj, të cilën kanë raporte të mira me Diplo.

Shkurorëzimi i Angelina Jolie me Brad Pitt nuk është as afër që të përfundojë akoma.

Ekspertët parashikojnë që për këtë procedurë do të duhen vite, për shkak të shumës së madhe të parave që ata të dy investojnë në ekipet ligjore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb