Angelina Jolie dhe këngëtari The Weeknd mund të kenë nisur një romancë të re.

Dyshja janë parë së bashku në restorantin italian “Giorgio Baldi”, në Santa Monica, Kaliforni, raporton “The Sun”.
“Dyshja thuhet se kaloi disa orë në restorant, përpara se të largohej veç e veç për të shmangur dyshimet”- deklaroi “The Sun”.
Dyshen mund ta ketë bashkuar më tepër edhe dashuria e tyre e përbashkët për Etiopinë. Prindërit e këngëtarit të lindur në Kanada janë nga Etiopia, ndërsa Angelina adoptoi vajzën e saj 16-vjeçare, Zahara Marley, nga vendi i Afrikës Lindore.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Plus, The Weeknd së fundmi ndau se ai do të dhurojë 1 milion dollarë për Etiopinë ndërsa vendi po përballet me një tension me rajonin Tigray.

“Zemra ime po thyhet për njerëzit e Etiopisë, ndërsa civilë të pafajshëm duke filluar nga fëmijë të vegjël deri tek të moshuarit po vriten pa kuptim dhe fshatra të tërë po zhvendosen nga frika dhe shkatërrimi“,- u shpreh ylli 31-vjeçar. “Unë do të dhuroj 1 milion dollarë për të siguruar 2 milion vakte përmes Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara”.

Shumë njerëz besojnë se pak këtij takimi fshihet një njohje e re dhe kjo na bën më shumë kuriozë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb